Kjo bukuroshe nga LDK-ja, “thyen” rekord me vota

Kjo bukuroshe nga LDK-ja, “thyen” rekord me vota

I la të gjithë prapa.

Rrezarta Krasniqi është asamblistja femër që ka mbledhur numër rekord të votave në qytetin e Vushtrrisë.

Vajza e cila vjen nga radhët e LDK-së i la prapa meshkujt edhe femrat që ishin në listë për kuvend komunal.

E në këtë listë Rrezarta po del të jetë e para. Ajo mori plot 459 vota.

Ajo nuk i la pa falënderuar votuesit e saj. Nëpërmjet një statusi në Facebook, ajo është mahnitur kur ka kuptuar se është e para.

“Të nderuar qytetar, sapo mora rezultatet dhe doli se kam fituar besimin e një numri të madh të qytetarëve. Ju falënderoj shumë në mbështetjen tuaj e cila bëri të jem kandidatja më e votuara nga lista për asamble e LDK-së në Vushtrri. Për katër vitet e ardhshme do të përpiqem të ju përfaqësoj në mënyrën më të denjë, do të angazhohem për kthimin e krenarisë për qytetin tonë dhe për një jetë më të mire për qytetarët”, ishte statusi i saj.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*