Kroacia barazon me Finlandën, rrezikon kualifikimin (Video)

Kroacia barazon me Finlandën, rrezikon kualifikimin (Video)

Kombëtarja e Kroacisë ka barazuar në shtëpi ndaj asaj të Finlandës me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, barazim ky që ia rrezikon kualifikimin.

Kroacia nuk ka arritur të fitojë në shtëpi dhe të siguroj me një këmbë kualifikimin për në botërorin Rusia 2018.

Kombëtarja ballkanase ishte rrugës së mirë pasi kaluan të parët në epërsi, por një gol i pranuan në minutat e fundit ia këputi këmbët.

Pjesa e parë e takimi i takoi e gjitha kroatëve, të cilët rrezikuar shumë, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.

Në pjesën e dytë pamë dy golat e takimit, ku fillimisht ishin kroatët që kaluan në epërsi me anë të Mario Mandzukic (57’), ndërsa Finlanda barazoi 1-1 me anë të Pyry Soiri (90’), i cili vulosi rezultatin e takimit  1-1.

Pas këtij barazimi, Kroacia e sheh veten në pozitën e dytë me 17 pikë po aq sa Ukraina në vendin e tretë dhe dy pikë më pak se Islanda në vendin e parë, ndërsa Finlanda renditet në vendin e pestë me tetë pikë.

Kroacia kualifikimin do ta kërkoj në ndeshjen e fundit në udhëtim ndaj rivalit direkt, Ukrainës, ndërsa Finlanda e pret në shtëpi Turqinë.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*