“MANCHESTER CITY ËSHTË SKUADRA MË E MIRË NË EVROPË”

“MANCHESTER CITY ËSHTË SKUADRA MË E MIRË NË EVROPË”

Manchester City e luan futbollin më të mirë në Evropë, ka insistuar ish-ylli italian Paolo Di Canio.

Di Canio e ka lavdëruar Napolin por beson se momentalisht është Manchester City skuadra që luan futbollin më të mirë, transmeton Express.

Napoli e pret sonte liderin e Premier Ligës në “San Paolo”, dhe i duhet fitorja për t’u kualifikuar në 1/16 e Ligës së Kampionëve.

“Manchester City e luan futbollin më të mirë në Evropë. Ata e dominojnë lojën në gjysmë fushën e kundërshtarit duke e mbajtur topin, duke i lodhur lojtarët kundërshtarë mentalisht dhe fizikisht, dhe pastaj duke gjetur një mënyrë për ta fituar lojën me talentët që kanë, por ata dinë edhe si ta drejtojnë lojën dhe të shënojnë me vetëm tre apo katër lojtarë në fushën e kundërshtarit”, ka shpjeguar ai.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*