Maqedonia befason Italinë (Video)

Maqedonia befason Italinë (Video)

Italia ka barazuar në kuadër të xhiros së parafundit të kualifikueseve të botërorit “Rusia 2018”.

Italianët nuk arritën të triumfojnë para shikuesve të vetë në stadiumin “Renzo Barbara” kundër Maqedonisë duke barazuar me rezultat 1-1, e cila gjë i mundësoi Spanjës që të siguroi direkt pjesëmarrjen në garën më prestigjioze për kombëtaret.

“Azurrët” e filluan mirë takimin dhe u mendua se do të kenë punë të lehtë ndaj përfaqësueses maqedonase.

Giorgio Chiellini realizoi golin e epërsisë për vendasit pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Edhe në pjesën e dytë dominuan bardhekaltërit, por gol realizuan mysafirët që shfrytëzuan rastin më të mirë të ndeshjes.

Ishte sulmuesi i Palermos, Aleksandar Trajkovski që barazoi rezultatin në të 77 minutë.

Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu takimi përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1.

Pas kësaj, Italia zë pozitën e dytë të grupit G me 20 pikë, përkatësisht ka pesë më pak se lideri Spanja që shëno fitore kundër Shqipërisë me rezultat 3-0.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*