Mësohet çmimi i telefonit Nokia 2

Mësohet çmimi i telefonit Nokia 2

HMD Global prezantoi zyrtarisht telefonin Nokia 2.

Pajisja vjen me ekran prej 5 inç HD dhe me procesor Qualcomm Snapdragon.

Në anën e pasme ndodhet kamera me 8MP, ndërsa në anën e përparme është kamera me 5MP.

Nokia 2 ka bateri prej 4100mAh, gjë e cila do t’i sigurojë telefonit punë të gjatë me një mbushje.

HMD zyrtarisht thotë se kohëzgjatja e baterisë është dy ditë, nëse telefoni përdoret pesë orë në ditë.

Nokia 2 ka 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme, me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD.

Mbështetja e softuerit vjen përmes Android Nougat dhe është paralajmëruar edhe azhurnimi Oreo. Telefoni ka të integruar Google Assistant.

Nokia 2 arrin kah mesi i muajit nëntor në ngjyrë të bardhë, të zezë dhe të bakrit, me çmim prej 99 euro.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*