Ndeshja Milan-Juventus do të ndiqet nga 730 milionë njerëz

Ndeshja Milan-Juventus do të ndiqet nga 730 milionë njerëz

Ndeshja derbi e javës së 11-të të kampionatit italian, Serie A, mes Milanit dhe Juventusit do të ketë numër të lart shikuesish.

Milani është nikoqir i Juventusit në takimin derbi të javës së 11-të në Serie A.

Ky takim do të ketë interesim të madh nga mediat, por edhe nga shikuesit nga e mbarë bota.

Është vet klubi Rossoner që ka konfirmuar se interesimi i shikuesve nga ana e televizionet do të jetë shumë i lartë.

Rossonerët gjithashtu kanë konfirmuar se të gjitha biletat janë shitur për këtë ndeshje derbi.

Kjo mund të jetë ndeshja e fundit e Montellas në stolin e Milanit Foto: Getty Images

“Ac Milan konfirmon se ndeshja ndaj Juventusit në San Siro nesër (e shtunë) ka shitur gjitha biletat, ndërsa do të përcjellët nga 730 milionë njerëz nga TV”, ka konfirmuar Milanit.

Ndryshe, ndeshja që do të zhvillohet në San Siro do të filloj nga ora 18:00.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*