Ndryshimet me ligjin e ri: Kur mund të mbeteni pa veturë, Burg apo denoheni me 120.000 dinarë

Ndryshimet me ligjin e ri: Kur mund të mbeteni pa veturë, Burg apo denoheni me 120.000 dinarë

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për sigurinë në komunikacion do të pësohen disa ndryshime të rëndësishme, të cilat ia paraqesim ne vijim:

Alkooli

Kufiri minimal nga 0.3 promila do të zbresë në 0.2. Denimi dyfishohet nga 5000 në 10000 dinarë me largim nga komunikacioni të obliguar për 12 orë. Praktikisht në këtë situatë mund të vini nëse e pini vetëm një birrë të vetme!

Niveli tjetër është 0.5-0.8 promila: denim 10.000 deri 20.000 dinarë, minimum 3 muaj pa leje dhe 5.7 pikë

0.8-1.2 promila denimi 20.000 deri 40.000 dinarë, minimum 4 muaj pa patent shofer dhe 7-9 pikë

Për 1.2-1.6 promola denimi shkon 100.000 deri 200.000 dinarë, minimum 8 muaj pa patent dhe 8-10 pikë

Për 1.6 – 2.0 promila, denimi shkon 100.000-120.000 dinarë, minimun 8 muaj pa patent dhe 13-15 pikë.

Mbi 2 promila e obliguar 30-60 ditë burg, minimum 8 muaj pa patent dhe 14-16 pikë.

Konfiskimi i veturës

Ja në cilat situata mund të ju merret vetura:

Nëse vozitni pa patent shofer për secilën kategori
Nëse vozitni dhe patent shoferin ju kanë konfiskuar
Nëse refuzoni alkotestin

Në burg për vozitje të dhunshme

Momentalisht vozitje e dhunshme konsiderohet tejkalimi i kolonës në vi të plotë dhe dy kalime në semafor të kuq në periudhë kohore prej 10 minutash.

Me ligjin e ri konsisderohet edhe vozitja me tejkalim të shpejtësisë më shumë për 90 km/h ose më shumë se 100 km/h në vende të banuara.

Rritje të denimeve por mundësi e pagesës përgjysmë të denimit nëse paguhet brenda 8 ditëve

Denimet nga 5000 do të rriten në 10.000 dinarë edhe atë:

Mos përdorimi i rripit të sigurimit
Tejkalimi i shpejtësisë në vendbanime më shumë se 20-30 km/h
Tejkalimi në vendbanime më shumë se 30-40 km/h
Vozitja e motocikleta pa helmetë
Vozitja me patent shofer që i ka skaduar afati më shumë se 6 muaj
Me patent shofer provë gjatë vozitjes përdorni telefonin
Vozitja 0.2-0.5 promila alkool në gjak
Vozitja e veturës regjistrimi i së cilës ka kaluar 30 ditë
Mos lajmërimi i targave të humbura ose të vjedhura
Vozitja me targa të ndyta ose të vendosura në mënyrë të parregullt

Kur mund të denoheni me 120.000 dinarë, 9 muaj pa patent dhe 15 pikë?

Tejkaloni veturën e cila është ndaluar në zebër për ti dhënë pëparësi këmbësorit
Vozitni pa kurrfarë patent shoferi ose jeni nën ndalesë
Refuzoni të tregoni se kujt ja keni dhënë veturën në rast se dikush ka kryer kundërvajtje apo të ngjajshme
Të japni dikujt veturën i cili nuk është në gjendje të vozitë për shkak lodhjes, sëmundjes apo alkoolit apo nuk ka patent shofer për atë kategori apo i ka skaduar patenti

Patent shoferi provë
Rregullat e reja për shoferët e ri do të jenë më rigoroze. Patent shoferi provë do të zgjasë jo një po dy vite. Nuk mund të vozitin veturë e cila ka motor më shumë se 80KW gjegjësisht 109 KF, denimi 20.000 deri 40.000 dinarë.

Lejohet tejkalimi në vij të plotë i bicikletave, makinave punuese, traktorëve, motokultivatorëve dhe të ngjajshme.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*