Nëna e Bjordit me mesazh prekës për Adelajdën (Foto)

Nëna e Bjordit me mesazh prekës për Adelajdën (Foto)

Antoneta Nushi, nëna e Bjordit, ish të dashurit të Adelajdës, ndarë nga jeta mëngjesin e djeshëm i ka kushtuar një shënim shumë prekës në faqen e saj në Facebook.

Adelajda u përcoll sot në banesën e fundit me homazhe nga miqt dhe familjarët.

Ish-gazetarja ka ndërruar jetë në Tiranë duke shokuar gjithë komunitetin e shoubizit.

“Me dhimbjen që nuk ma përballon shpirti, po të shkruaj e dashura Adelajda. Ti hyre në jetën tonë, me çiltërsinë tëndë dhe le aty vetëm dashuri. Ishe një nga krijesat më të veçanta dhe më korrekte që kam njohur deri tani dhe do të mbetesh gjithmonë në shpirtin tim si modeli i vajzës së vërtetë shqiptare”.

“Një gjë që nuk e bëre mirë zemra ime… nuk mendove për mamin tënd që të kishte pikë të dobët, e siç e thërrisje ti, mbretëresha ime”.

“Nuk dua të besoj akoma ikjen tëne kështu pa pritur, por jam e bindur që zoti të cilin ti e besoje dhe e doje shumë të përzgjodhi për veten e tij”.

“Sigurisht atje në parajsë do të shkëlqesh si një Yll dhe do ët jesh engjëlli më i bukur dhe më i vlefshëm. I pa harruari kujtimji yt. Të puth fort, Adelajda Xhamani”, ka shkruar nëna e Bjordit.

/Panorama/

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*