Panuccci stërvit Kombëtaren larg syrit të mediave, Koliçi në vend të Strakoshës

Panuccci stërvit Kombëtaren larg syrit të mediave, Koliçi në vend të Strakoshës

Risia e madhe e stëvitjes së të martës të Kombëtares për fazën përgatitore për ndeshjen kundër Spanjës ishte testimi i portierit Enea Koliçi.

Koliçi iu bashkua kuqezinjëve pas dëmtimit të Thomas Strakoshës dhe u përzgjodh nga trajneri Christian Panucci për ta zëvendësuar atë.

Koliçi u stërvit bashkë me Hoxhën dhe Berishën dhe për dy sfidat e radhës kundër Spanjës dhe Italisë do të jetë në dispozicion të trajnerit Panucci.

Ndërkohë, Ansi Agolli dhe Elseid Hysaj vazhduan stërvitjen të diferencuar për shkak të problemeve të vogla fizike ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ishte e plotë.

Ashtu siç ka paralajmëruar, Panucci ka dashur që vëmendja mediatike të mos depërtojë deri në detajet më të vogla të seancës stërvitore, duke i hapur dyert për mediat vetën në 15 minutat e para.

Më pas është fokusuar tërësisht te puna me grupin që do të rrisë ritmin në këtë seancë pasi ndeshja e Alicantes po troket dhe skuadra duhet të jetë fizikisht dhe moralisht gati për t’i bërë ballë një prej ekipeve më të forta të planetit.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*