(VIDEO) PAS PËRMBYSJES SË RASTIT “MONSTRA”: “VLEFSHMËRIA E PROVAVE ËSHTË VËNË NË PIKËPYETJE”

(VIDEO) PAS PËRMBYSJES SË RASTIT “MONSTRA”: “VLEFSHMËRIA E PROVAVE ËSHTË VËNË NË PIKËPYETJE”

“Me kërkesën e prokurorisë publike që të anulohen vendimet e gjykatës së shkallës së parë, ndërsa rasti të kthehet nga fillimi, vlefshmëria ligjore e provave në rastin “Monstra” është vënë në pikëpyetje” kështu pohon Vlladimir Tufegxhiq, gjykatës hetues për vrasjen e pesëfishtë pranë Liqenit të Smilkovës. Ai konsideron se kjo çështje bëhet më serioze me vetë faktin se hapet nga prokuroria, e cila aktakuzën e ka ngritur pikërisht në bazë të akuzave që i ka poseduar.

“Rasti vendoset në konotacion me bisedat e përgjuara telefonike dhe në këtë kuptim, konsideroj se është koha që Prokuroria Speciale dhe Prokuroria Shtetërore të marrin qëndrim unik dhe të hapin hetim, gjegjësisht, gjendjen ta shqyrtojnë në raport me bisedat e përgjuara telefonike. Nëse kjo nuk bëhet, spekulimet në opinion dhe dilemat e ndryshme që u paraqitën në lidhje me këtë ngjarje tragjike, do të mbeten edhe më tej”, u shpreh Vlladimir Tufegzhiq, Gjykatës Hetues për “Monstrën”.

Hetimi për këtë rast, në vitin 2012 u zhvillua sipas Ligjit të vjetër për procedurë penale, ndërsa provat i siguroi policia. Tufegxhiq thotë se ato ua ka treguar të akuzuarve dhe avokatëve të tyre.

“Nga shkaku se bëhej fjalë për lëndë të ndjeshme, të gjitha veprimet më të rëndësishme, me urdhrin tim, janë incizuar. Nëse dikush i kontrollon këto incizime, do të shohë se a është ushtruar trysni apo jo dhe a janë nxjerrë të gjitha provat që sot po vihen në pikëpyetje”, shtoi Tufegxhiq.

Bisedat e përgjuara i bëjnë të dyshimta provat dhe të gjithë ngjarjen, deklaroi pardje prokurorja Liljana Spasoska para gjykatësve supremë. Një pjesë e ekspertëve, këtë e interpretuan si dyshim se i gjithë rasti mund të jetë i montuar. 

Nga Prokuroria Speciale thonë se Spasoska si përfaqësuese e prokurorisë për rastin “Monstra”, atyre nuk u është drejtuar me shkresë zyrtare

“Tek ne zhvillohet procedurë parahetimore në korniza të së cilës bëjmë kontrolle, megjithatë deri më tani, zyrtarisht asgjë nuk është bërë në këtë drejtim”, tha Lençe Ristoska, Prokurore e PPS.

Në rast se vendimi i Gjykatës Supreme është në kundërshtim me kërkesën e prokurorisë, Spasoska paralajmëroi se në dispozicion ka edhe një mekanizëm përmes të cilit mund të rishqyrtohen dënimet me burgim të përjetshëm si dhe ligjshmëria e procedurës, e kjo është që të dorëzojë Kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë.

Tags: Monstra

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*