Pas skadimit të mandatit, Moravica me drejtor të ri, Zihni Kamberi

Pas skadimit të mandatit, Moravica me drejtor të ri, Zihni Kamberi

Në një postim për media APN ka bërë të ditur se kuadri i tyre drejtori i emëruar nga kuvendi komunal gjatë koalicionit APN-PVD, Gazmend Aliut i ka përfunduar mandati i ushtruesit të detyrës së drejtorit në këtë institucion. Por jo nuk e tërë pasi këshilli mbikëqyrës kishte konstatuar se në NP Moravica një kaotizëm në funksionimin dhe menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje dhe për shkak të lejimit që Moravica të rikthehej në këtë gjendje, nuk do të propozohet prap, dhe në vend të tij u propozua si ushtrues Zihni Kamberi, ku në këtë mënyrë Alternativa dëshmon se pa marrë parasysh ngjyrave politike, parimet e punës janë më të mëdha se çdo drejtor, dhe më të rëndësishme se çdo interes tjetër partiak.

Dekadën e fundit, NP Moravica ishte e shkatërruar plotësisht në çdo segment të saj, pa resurse njerëzore kualitative, e keq menaxhuar skajshmërisht, e keqpërdorur në çdo aspekt.

Pas zgjedhjeve të 24 Prillit, atëherë kur Alternativa për Ndryshim mori pushtetin, atëherë kur askush nuk guxoi ta merrte barrën që ta revitalizonte një ndërmarrje publike aq e rëndësishme për qytetarët tanë, Alternativa e bëri këtë, ku edhe arriti një sukses historik.

Gjatë qeverisjes deri më 10 mars ku edhe u shkarkua kryetari i komunës, Shqiprim Arifi, Moravica ishte shembull se si një ndërmarrje publike duhej menaxhuar e punuar, u rikthye shpresa tek qytetarët se ndryshimi erdhi.

Pas 10 marsit për një periudhe te shkurtër, NP Moravica prap u rikthye në atë gjendje ku e gjetëm, ku edhe pasqyroi pushtetin që sapo dështoi, ku dominoi kaosi, përçarja dhe dobësia në çdo aspekt.

Këshilli mbikëqyrës përveç konstatimit të skadimit të mandatit të drejtorit, ka vërejtur një kaotizëm në funksionimin dhe menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje dhe për shkak të lejimit që Moravica të rikthehej në këtë gjendje, nuk do të propozohet prapë, dhe në vend të tij u propozua si ushtrues Zihni Kamberi, ku në këtë mënyrë Alternativa dëshmon se pa marrë parasysh ngjyrave politike, parimet e punës janë më të mëdha se çdo drejtor, dhe më të rëndësishme se çdo interes tjetër partiak.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*