Presheva edhe me një organizim të ri politik lokal, PINOK?

Presheva edhe me një organizim të ri politik lokal, PINOK?

Partia Integruese Nacionale e Organizimit Komunal ndryshe PINOK, do të jetë risi e zgjedhjeve të ardhshme lokale në qytetin e Preshevës.

Nisma për themelimin e PINOK sikur dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje vjen nga disa aktivistë të komunës sëPreshevës.Pinok

Sipas këshillit nismëtar planifikohet që në javën e parë të muajit Nëntor të bëjnë edhe promovimin e programit të partisë dhe prezantimin e kandidatëve për këshilltar komunal si dhe kandidatin për kryetar të komunës së Preshevës.

Valon Arifi, njëri ndër themeluesit e PINOK , pohon faktin se ata do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në Preshevë dhe sipas tij, kryetari i zgjedhur i  PINOK, do të jetë edhe kandidat për kryetar të komunës së Preshevës.

“Po, kemi arritur nurmin e konsiderushem te aktivisteve të Partisë, një numer i madhe  sidomos i të rinjëve por edhe i një pjese të bollshme të qytetarëve të Preshevës na kaneë përkrahur për idenë e PINOK’ut, sikur dhe na inkurajuan që të marrim një nismë te tillë”, u shpreh Valon Arifi.

Organizimi i partisë në proces PINOK është një risi në politikën e Luginës së Preshevës.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*