Presheva me numrin më të madh të emigrantëve

Presheva me numrin më të madh të emigrantëve

Në 18 objekte për strehimin e refugjatëve në Serbi gjenden 3.818 refugjatë ndërsa numri i tyre në jug të Serbisë është zvogëluar, ka njoftuar zëdhënësi i komisariatit për refugjatë, Ivan Mishkoviq.

Ai në një prononcim për “Beta” ka thënë se në rrethin e Pçinjës janë strehuar 426 persona dhe 91 fëmijë nga ata vijojnë mësimet në shkolla fillore në Preshevë, Bujanoc, Vranjë dhe Bosilegrad.

“Më shumë refugjatë në jug të Serbisë ka në Preshevë 201, në Vrajë 130 ndërsa në Bujanoc 63 dhe Bosilegrad 32 refugjatë”, theksoi Mishkoviq.

Sipas tij në gjitha qendrat e strehimit në Jug të Serbisë ka vende të lira dhe se për refugjatët është siguruara edhe ushqimi e veshjet.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*