Preshevë: Aprovohet zyrtarisht: Teatri profesionist si njësi punuese në kuader të Sh.Kulturës

Preshevë: Aprovohet zyrtarisht: Teatri profesionist si njësi punuese në kuader të Sh.Kulturës

Shtëpia e kulturës “Abdulla Krashnica”-drejtori i këtij instucioni kulturor Gani Veseli sot ka pranuar zyrtarisht aprovimin e statutit për themelimin e teatrit profesional.
Në një postim në profilin e tij në facebook z.Veseli thot:

“Kam nderin qe te ju njoftoj si Drejtor i Sh.K.Presheve dhe si iniciator per themelimin e Teatrit se sod zyrtarisht kam pranuar statutin per :
Aprovimin e themelimit te Teatrit Profesionist si njesi punuese ne kuader të shtëpis së kulturës të aprovuar nga Këshilli i përkohëshem me Kryetar Shqiprim Arifi.
Po e nisi me URIME .
Teatri ishte pjesa që i mungonte me vite Preshevës, janë plot 14 vite që pa ndërpre është kërkuar që të themelohet nga artistet e artëdashesit. Kaluan vite nga ardhja ne skene e aktorëve profesionalist te Presheves .
Teatri me vite ishte pike e rendesishme, ne si aktore në skene luajtem me kushte e pa kushte ,me perkrahje e pa perkrahje, ishin shum njerz kontribues pjes e te cileve ishin edhe mediumet qe e bene punen e vete ku gjate debateve te ndryshme per themelimin e teatrit,sponzore qe na qendruan afer por ata qe e vuajten dhe e pesuan plote 14 vite ishin aktoret ….
Jam i lumtur qe me vite kam qene pjes e debateve per ceshtjen e teatrit po aq me shum jam i lumtur qe sode si Drejtor i ketij institucioni qe po udheheq kam fatin te ju falemderoj ne emer te Sh.Kultures ne emer te gjithe aktoreve e regjisoreve nga Presheva e me gjerë dhe ne emrin tim personal , i falemderoj kolegt nga kumanova e personalisht Aktorin Musa Isufi i cili me dha mbeshtetje pa rezerve deri ne fund per rregullimin e statutit bashke me sekretarin Arsim Selmani po ashtu edhe Agim Kamberi.
Krejte ne fund i uroj per kurajon e votimit nga keshilli i antareve te perkohshem me kryetar Shqiprim Arifin per themelimin e njesis punuese te Teatrit te qytetit,e qe me ne fund shtepia e kultures do te merr vetem nje ngjyr ku do te dominoj arti,kultura dhe vlera tani më është hapur dera e aktorëve të rinjë qe mendojnë të studiojn në akademi të arteve aktrim e regji, sespse tani e kanë më të lehtë për dallim nga aktortë dhe regjisortë qe punuan pa nderpre deri me sode per tu arritur themelimi i ketij tempulli të cilët ishin pjes e punës së palodhëshme për të bind vetëm me presion pune e krijimtari që sodë të themelohet Teatri …Urime aktore, urime gjithe artedashesve dhe kontribuesve per nje fillim te mbare te TEATRIT… GËZUAR..”

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*