‘Profesoresha e Fizikës’ rikthehet në “O Sa Mirë” (Foto)

‘Profesoresha e Fizikës’ rikthehet në “O Sa Mirë” (Foto)

Së shpejti pritet të fillojë sezoni më i ri i serialit komik “O Sa Mirë” në Klan Kosova.

Aktorët tashmë janë gati dhe kanë nisur provat për realizimin e episodit të parë të këtij sezoni.

Aktorja Arjola Demiri, e njohur për rolin e saj me emrin “Xhbane” ka publikuar së fundmi një fotografi nga provat në InstaStory.

Në imazhin në fjalë vërehen skenaristët, teksa edhe zbulon rikthimin e një prej aktoreve që nuk u pa në episodet e fundit të sezonit të kaluar.

Është kjo Olta Daku, ose e njohur në serial si “Jana Hajdari” që luan rolin e profesoreshës së fizikës.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*