Pse po i anashkalon kombëtarja Shqiptare vëllezërit Taipi

Pse po i anashkalon kombëtarja Shqiptare vëllezërit Taipi

Dëshira për të qenë pjesë e një nga skuadrave më të forta në Europë nuk mungon, por Shqiprim Taipi këtë sezon duhet të luajë me ekipin e Shkupit.Vetëm 20-vjeç dhe përpara mbrojtjes ai shihet si një nga futbollistët e së ardhmes.

Mesfushori nga Lugina e Preshevës ka dhënë një intervistë për newsport.al ku ka shprehur hapur dëshirën për tëqenë pjesë e kombëtares shqiptare, por pse jo edhe pjesë e ekipit të Skënderbeut. Prioritet për të është Europa, megjithatë ai nuk mohon dëshirën për të qenë pjesë e bardhekuqve.

Nga Shkëndija eTetovës keni kaluar në formë huazimi te Shkupi.Pse kjo lëvizje?

Mendova për të mirën time, për të gjetur më shumë hapësira në fushën eblertë. Në bashkëpunim me klubin arritëm një marrëveshje për t’utransferuar në ekipin eShkupit.

Tashmë jeni në moshën20-vjeçare por më parë jeni thirrur nga kuqezinjtë e U-17-ës. Jeni ftuar më?

Po është e vërtetë. Më thirrën njëherë te ekipi i U-17-ës, por më pas nuk jam ftuar më. Nuk edi asvetë sepse.

Po Kosova iu ka ftuar?

Jo nga Kosova nuk jam ftuar asnjëherë.

Nëse do të merrnit dy ftesa njëherësh nga kuqezinjtë por edhe nga Kosova cilën do të zgjidhje?

Nuk e kam menduar asnjëherë asnjë pyetje. Megjithatë mund t’i uthem që për mua nuk ka problem, mjaftonjë skuadër ku flitet shqip.

Por nësendodh realisht?

E thashë edhe njëherë, për mua është shumë e vështirë të zgjedh. Megjithatë cila të më ftojë epara, për atë dotë vendos.

Cilat janë synimet e tua?

Dua të luaj në Europë, sigurisht në ndonjë nga kampionatet më të forta.

Po në Superligën shqiptaredo të vije?

Më pëlqen liga e Shqipërisë. Po rritet dita-ditës, megjithatë kam prioritet Europën.Por, duhet të theksoj që kam kontratë me Shkëndijën deri në verën e vitit 2018.

Cilin ekip preferon në Shqipëri?

Më pëlqen shumë skuadra e Skënderbeut.Është një nga ekipet që ka shumë sukses nëShqipëri.

Ju jeni nga Lugina e Preshevës,ashtu si Arbnor Fejzullahi.S’do të doje të ishe në një ekip me të?

Po sigurisht që më pëlqen të luaj me Arbnor Fejzullahin, por edhe me Jasir Asanin.

Por, ti zgjodhe Skënderbeun?

Mendoj se skuadra e Skënderbeut nuk ka konkurrentë. Ka një potencial të madh, por fatit s’i dihet asnjëherë. Partizani edhe shumë skuadra të tjerë të shqiptare jam i bindur qëdotë kenë sukses.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*