Pse Serbia hoqi dorë nga letra krahasuese Kosovë – Katalonjë

Pse Serbia hoqi dorë nga letra krahasuese Kosovë – Katalonjë

Beogradit zyrtar i ka mbetur merak pse Bashkimit Evropian nuk mundi t’ia dërgojë letrën krahasuese Kosovë – Katalonjë

Arsyen për këtë, në Novosti, e tregon kryetari serb Aleksandar Vuçiq:

“Mësova se në BE kishin shfaqur dëshirën që letra të mos dërgohej. Përkundër kësaj, ne do ta dërgonim letrën sikur Spanja të mos na drejtohej drejtpërdrejt me lutje që të mos e bënim këtë, sepse do t’ia përkeqësonim situatën. Hoqëm dorë dhe kjo është fer, sepse edhe Spanja ka qenë fer ndaj nesh. Shumë herë. I di të gjitha presionet që kryeministri Rahoy ka pasur që të lëshojë pe për ta njohur Kosovën dhe ai s’e ka bërë. Kam folur për këtë edhe me mbretin spanjoll Phelipe”.
Në këtë letër Serbia kishte shtruar pyetjen se pse Kosova bën ta shpallë pavarësinë e këtë gjë nuk mund ta bëjë Katalonja.