Pushohet nga puna ish luftëtari i UÇPMB-ës në Bujanoc, reagon shoqata

Pushohet nga puna ish luftëtari i UÇPMB-ës në Bujanoc, reagon shoqata

Samet Iseni, me një përvojë rreth shtatëvjeçare, në Radiotelevizionin e Bujanocit, pushohet nga puna, me arsyetimin se kjo shtëpi mediale, nuk ka nevojë për veprimtarinë e tij, në fushën e marketingut.

Ky medium elektronik multietnik nga privatizimi i tij, vitin e kaluar, e këndej ka pushuar nga puna mbi 30 punëtorë, duke llogaritur edhe këtë të fundit, Samet Iseni, ish ushtar i UÇPMB-së.

Largimi i Samet Isenit, nga puna mbushi hidhërim jo vetëm familjarët, kolegët e punës, bashkëluftëtarët, miqtë dhe dashamirët, të cilët nga afër e njohin gjendjen e vështirë ekonomike, pa burime të tjera ekzistenciale e me probleme të tjera shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Po Sameti, nuk do të jetë i fundit, që është larguar nga puna në këtë televizion lokal, pritet që pas tij të largohen edhe të tjerë, në mënyrë që numri i punëtorëve të barazohet sa serbë aq edhe shqiptarë.

Është paksa e çuditshme sjellja e udhëheqjes së një drejtori të ardhur nga një shtëpi televizive RTV “Vranja”, në krye të aksioneve në RTV “Bujanoci”, duke përfituar donacione në emër të multietnicitetit nga Komuna dhe Ministria e Kulturës së Serbisë, madje edhe duke shfrytëzuar hapësirat e lokacionit, që janë pronë e pushtetit lokal.

Është e qartë se ky medium i privatizuar, nuk ka kapacitet për të mbajtur shumë punëtorë, por nuk do të thotë se, ai, i ka duart e lira të luaj me dinjitetin e punëtorëve, të mbetur nën mëshirën e një udhëheqjeje aksionarësh.

Vlen të ceket se RTV “Bujanoci”, në periudhën prej viteve 2009-2012, kur kishte për themelues pushtetin lokal, kishte të punësuar mbi 40 punëtorë, duke emetuar program në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe në gjuhën rome, me të cilat përmbushte nevojat e qytetarëve për tu informuar në gjuhën e tyre amtare.

Disa nga gazetarët profesionistë të këtij mediumi publik, si: Vedat Vehbi, redaktor, Diniela Lera, udhëheqëse e programit të mëngjesit dhe Valon Gashi, pas pushimit nga puna, për ta ushtruar misionin e gazetarisë janë larguar nga Bujanoci, duke u angazhuar në mediat prestigjioze të Shqipërisë: Top Channel, TV Scan, gazeta “Standard”

Kurse tani, koj shtëpi televizive me emrin RTV “Bujanoci”, është bërë sinonim i tmerrit dhe territ informativ, për shqiptarët e kësaj komune, e fajin nga shkëlqimin deri te rënia e këtij mediumi” e bart ish pushteti i dikurshëm, i cili me porosi pat sjellë në krye të tij, njerëz diletantë, të paditur dhe injorantë.

 

 

REAGIM

Me indinjatë të thellë morëm lajmin se pa asnjë arsye të vetme dhe në mënyrë arbitrare u largua nga puna ish ushtari i UÇPMB-së Samet Iseni,andaj OVL e UÇPMB-së është tepër e shqetësuar pas largimit të tij nga puna.
Ky rast dhe rastet e tilla aspak nuk i kontribuojnë mardhënjeve ndëretnike në komunën tonë.
Në vend se të shtohet numri i të punësuarve përkundrazi po ndodhë e kundërta largimi i tyre.
Ne si OVL e UCPMB-së kërkojmë nga organet komunale dhe nga drejtoria e RTV Bujanoci që të marrin hapa konkret në kthimin e tij në punë.

07.10.2017 Me rrespekt
Bujanoc OVL e UÇPMB-së

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*