Rezoluta dhe Zyrja për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

Rezoluta dhe  Zyrja për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

Shkruan: Refik HASANI

Që nga miratimi i rezolutës nga Parlamenti i Kosovës,fillimi i punës së Zyrës për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë në kuadër të KK Gjilan do të duhej të bëjm një përmbledhje të mirave që sollën, por edhe të parashtrojm pyetjen e pashmangashme:

Ku mbetën dhe çfarë është rezultati i arritur,çfarë ndihmuan, çfarë efekti patën dhe rezultati nga ato i pritur. Hapja e zyrës ndërlidhëse në Gjilan nuk është dashur të hapen ndaras nga ajo në Prishtinë dhe anasjelltas. Së pari hapja e një zyre të till nuk është kompetencë e një Kuvendi Komunal apo Kryetari të Komunës. Hapja e zyrës në Prishtinë dhe Gjilan është dashur të bëhet në të njëjtën kohë duke u caktuar stafi adekuat dhe infrastruktura ligjore. Koordinatori i dy zyrave do të duhej të jetë në kuadër të zyrës së Kryeministrisë së Kosovës. Në që propozuam hapjen e zyrës dhe miratimin e një rezolute nga Parlamenti i Kosovës për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Zyrja ndërlidhëse në Prishtinë është dashur të filloi së punuari e jo e kundërta sepse Prishtina është kryeqytet dhe mbi të gjitha si rajon kufizohen me Medvegjë dhe ka shumë të vendosur në Prishtinë dhe Fushë Kosovë. Pas zyrës në Prishtinë ose në të njëjtën kohë zyrja ndërlidhëse në Gjilan, sepse është qendër e Anamoravës dhe kufizohet me Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe ka shumë të vendosur, dhe se do të ndërlidhë punët në terren me kategorinë e të dëbuarve, zhvendosurve dhe të shpërngulurve pas vitit 1999,Koordinatori që do të udhëhiqte do të harmonizonte punët me dy zyrat duke caktuar një strategji veprimi edhe me Medvegjë, Bujanoc e Preshevë por edhe me Qeveri, Presidencë, Parlament dhe me diplomacinë kosovare nëpër botë, por edhe me Tiranën zyrtare, Shkup e qendra tjera të hapësirës sonë shqiptare dhe instanca ndërkombëtare.Sipas kësaj, dy zyrat së bashku do të duhej të kompletohen me koordinatorin në krye por edhe detyrat dhe përgjegjësit e tyre të caktohen. Propozimi ishte që Koordinatori do të duhej të jetë person kredibil. Në cilësin e këshilltarit komunal të Gjilanit në legjislaturën 2009-2013, e kemi inicuar edhe komitetin për bashkëpunim ndërkufitar të Gjilanit me Preshevë-Bujanoc-Kumanovë dhe Likovë.

Prishtina zyrtare në vend që të avancoj mbështetjen përmesë rezolutë dhe Zyrës për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë është duke e ulur rolin, rëndësin dhe mbështetjen ku një Komun brengoset për një Krahinë gjegjësisht për tri Komuna.Komuna e Prishtinës,Gjilanit dhe Kemenicës  është dashur që komitetet për bashkëpunim ndërkufitar ti funksionalizojn dhe të paraqesin projekte në interes të trekëndëshit kufitar në investim e partneriteti në projekte të interesit të përbashkët kufitare që ndahen nga programe e grande të IPA I dhe IPA II të BE-së. Nuk është ndihmuar kështu as me Rezolutën, Zyrën dhe Komitetet për bashkëpunim ndërkufitarë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë të tri instancve prej letre fare nga Prishtina zyrtare e aqë më pakë nga Tirana zyrtare. Kur këto dy qendra nuk ndihmojn si mund të ndërroj qasja e të tjerëve ndaj kësaj Krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë.

Dëshmi të shkruara që nga viti 2008, propozimi i botuar nëpër gazeta ditore e revista të kohës, lidhur me: – Inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, – Hapja e një zyre në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë dhe – Formimi i një komiteti për bashkëpunim ndërkufitar.

Refikhasani

ref2

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*