Ronaldo me golin kundër Totenhamit, merr primatin e shënuesve në Ligën e Kampionëve

Ronaldo me golin kundër Totenhamit, merr primatin e shënuesve në Ligën e Kampionëve

Vazhdon shkëlqimi i Cristiano Ronaldos në Ligën e Kampionëve edhe pse kësaj radhe shënoi nga pika e bardhë.

Ky ishte goli i 15-të në tetë ndeshjet e fundit në këtë garë.

Në këtë sezon, Ronaldo ka shënuar pesë herë, aq sa ka shënuar edhe sulmuesi i Tottenham, Harry Kane.

Nëntë nga 15 golat e fundit ai i ka shënuar para tifozë të tij në Santiago Bernabeu.

Kjo penallti nuk ishte rasti i tij i parë në ndeshje, pasi që kishte gjuajtur disa herë në portë.

Ai goditi edhe shtyllën pas harkimit të Achraf Hakimit.

Ronaldo mbetet shënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve me 11o gola.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*