Sefaj: Kosova me zgjidhje të dokumenteve për qytetarët e Luginës së Preshevës

Sefaj: Kosova me zgjidhje të dokumenteve për qytetarët e Luginës së Preshevës

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka thënë se do të gjendet një mënyrë për t’i lehtësuar procedurat për dhënien e lejeve të përkohshme qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Postimi i plotë i Sefajt:

Sot në mbledhjen e Qeverisë shpreha përkushtimin tim, që shumë shpejt do të gjenden modalitete jurdike për lehtësimin e procedurave për dhënien e lejeve të përkohshme dhe të përhershme për qytetarët e Luginës së Preshevës dhe viseve tjera. Prej emërimit tim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ky problem ka qenë një ndër prioritetet e mia, të cilën e kam cekur edhe në takimet me shoqatat e këtyre qytetarëve. Normalisht, deri te një zgjidhje permanente do të arrijmë vetëm me një koordinim të mirë me Qeverinë e Kosovës.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*