SHBA-ja dhe Japonia përsëri nisin stërvitjet ushtarake në Gadishullin Korean

SHBA-ja dhe Japonia përsëri nisin stërvitjet ushtarake në Gadishullin Korean

SHBA-ja, Japonia dhe Koreja Jugore kanë nisur stërvitje të reja dyditore në Gadishullin Korean, për t’i ushtruar aftësitë gjithëpërfshirëse të marinës në zbulimin dhe gjurmimin e raketave të mundshme balistike të Koresë Veriore, sipas Shefave të Shtabit të Përgjithshëm Koreanojugor.

Ushtrimi dyditor “Paralajmërimi Raketor”, i cili do të mbahet sot dhe nesër pranë bregdeteve koreanojugore dhe japoneze, është i dizajnuar ta luftojë kërcënimet raketore dhe bërthamore të Koresë Veriore, transmeton Express.

Stërvitjet janë duke u udhëhequr nga shkatërruesi amerikan “Arleigh Burke—class USS Stethem”, shkatërruesi koreanojugor dhe shkatërruesi japonez, të cilët janë të pajisur me sistem mbrojtës luftarak, sipas Yonhap.

SHBA-ja dhe aleatët e saj nuk planifikojnë ta testojnë një simulim kompjuterik për të kontrolluar aftësitë e shkatërruesve për zbulimin, gjurmimin dhe shkëmbimin e informatave mes tri marinave në kohë reale përmes sateliteve.

Stërvitjet në Gadishullin Korean nisin midis tensioneve të larta për shkak të testeve raketore dhe bërthamore të Penianit.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*