Si jetojmë: Një rrogë në veri, sa pesë paga në komunat shqiptare në Luginë

Si jetojmë: Një rrogë në veri, sa pesë paga në komunat shqiptare në Luginë

Komunat shqiptare në Luginë të Preshevës vazhdojnë të mbajnë rekordin e varfërisë në të ardhurat personale. Sipas Entit të Statistikave Presheva dhe Bujanoci kanë rroga më të ulëta pesë fish se sa komunat në veri të Serbisë.

 

Në bazë të të dhënat dhe rezultatet e Entit të Statistikave të Republikës Serbisë, komuna e Surqinit të Beogradit është me të ardhura mesatare neto prej 83,293 dinarë për muajin gusht si komuna me të ardhurat më të mëdha  në Serbi, ndërsa Trgovishtja nga rrethi i Pçinjës me 24,858 dinarë, që do të thotë se me një pagë mesatare mujore në veri “ushqen” deri në katër persona që marrin të ardhura minimale në jug.

Enti Republikan i Statistikave vuri në dukje se punonjësit në komuna dhe qytete në Serbinë jugore ende marrin të ardhurat mesatare më të ulëta. Sipas fitimit neto, vendin e parë e zënë nga rrethi i Nishavit me 40.667 dinarë, pasuar nga Jablanica me 35.862 dinarë, Topliku për 35.840 dhe më se e pritshme rrethi I Pçinjës ku hyjnë dhe komunat shqiptare  me 35.663 dinarë.

 

Sa i përket vetë qyteteve, situata është pak më ndryshe, pasi të punësuarit në Vranjë, sipas të dhënave të RZS, kanë një pagë mesatare prej 37.567 dinarë, menjëherë vjen komuna e Prokupljes me 36.178 dinarë dhe në vendin e  fundit janë  qytetarë e Leskocit me 36.049 dinarë. Përndryshe, të ardhurat mesatare në Nish janë 41,717 dinarë.

Megjithatë për dallim nga komunat serbe komunat shqiptare radhiten ndër më të varfrat dhe me të ardhurat më të vogla mesatare, ku komuna e Bujanocit  arrin në vlerën e  33.841 dinarëve.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*