U nda nga jeta Kolonel Ramadan Çilku, Dibrani qe jetoi 72 vjet ne Ukraine

U nda nga jeta Kolonel Ramadan Çilku, Dibrani qe jetoi 72 vjet ne Ukraine

Nga Prof.Ibrahim Egriu

Dje, në San Petresburg me 12.10.2017 në moshën 93 vjeçe ndërroi jetë nënkoloneli Ramadan Çilku, nip i Said Najdeni.

Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve!

 Për t’ju njohur me nënkolonel Ramadan Çilkun po botojmë një shkrim të profesor Ibrahim Egriut, të shkruar para 7 vjetëve.

Ramadan Çilku: “Kudo që të jetë, shqiptari i vërtetë, jeton me frymën e Mëmëdhesë”

Nënkolonel, Ramadan Çilku është i lindur në Dibër të Madhe, më 5 janar 1924.  Që nga rinia ka  marrë  pjesë  aktive në  luftë  për  çlirimin  e Atdheut dhe bashkim  kombëtar.  Me  devotshmëri  ka  kryer një varg aksionesh kundër  analfabetizmit  dhe   përhapjes  së  kulturës  shqipe  në  ish  Republikës e  Maqedonisë.  Në  vitin  1946  ka  vazhduar  studimet  në  Fakultetin  e Jeroslavles. Është  inxhinier  në  pension  dhe  merret  me  kultivimin  e kulturës shqiptare  ndër shqiptarët e Ukrainës. Që  nga viti 1946  jeton larg vendlindjes Dibrës  së  dashur, në Sant  – Peterburg  të  Rusisë.

Është nipi i rilindësit -iliuministit, Sait Najdenit, alias Hoxhë Vokës,  i cili,  me  abetaret e Shoqërisë së Stambollit 1879 dhe,  me ato të Samiut 1886,  në vitin 1888  hapi  shkollën  e parë shqipe në Dibër dhe, si mësonjëtore janë bërë podrumet diskrete për  të mos u rënë  në sy armiqve, rrëfen z. Ramadan.

Katër klasë të shkollës fillore  i  kreu  në  gjuhën  serbo – kroate.  Më  1939  largohet në Itali dhe pas një viti kthehet në Tiranë ku mëson për marangoz. Më 1941, në Dibër  punoi si përkthyes në gjuhën italiane dhe i gjuhëve sllave. Më 1943 merr pjesë aktive në luftë kundër nazi-fashizmit, për  çlirimin dhe bashkimin e trojeve  tona  të okupuara.   Që  atëherë  kyçet  në  Batalionin vullnetar të Dibrës dhe më pas në Brigadën e katërt  shqiptare, nën komandën e Nexhat e Qemal Agollit dhe Xhafer Kodrës, Ka  luftuar  në  shumë beteja të përgjakshme, duke filluar nga Struga  e  Veleshta, Kërçovë e Dibër,  Rekë, Gostivar,  Shkup,  Kumanovë,  Preshevë e  Bujanovc, Vranjë, Gjilan, Srem,  Zagreb e deri  në  Bihaq.  Ai,  jo  vetëm  që  ka  qenë  i  plagosur  nga  granata,  por  ate e  ka  përfshi  dhe  sëmundja  e  kolerës,  ndaj,  disa  ditë  ka qëndruar për  shërim  në  një  kishë  të  Zagrebit. Më 13 – 14 janar 1945,  së bashku  me  Lirie  Belishovën  marrin  pjesë  në  Kongresin  e  Dytë  të  Rinisë  së  ish  Jugosllavisë,  mbajtur në Beograd. Rreth  përshtypjeve  nga ai Kongres, ai deklaroi:

Aty, – thoshte Ramadani, në atë Konferencë  kuptova  se ne,  shqiptarët,  që  luftuam deri në  Srem  e  Kroaci,  për çlirimin dhe bashkimin e trojeve  tona  etnike, ishim të zhgënjyer. Mandej ç’ndodhi?  Me urdhër  të  Shtabit  Suprem  të  saj , në dhjetor  të  vitit  1945,  në  atë  të  ftohtë  e  acar,  më  braktisën  duke  më dërguar si student ushtarak,  në qytetin  Ribinski,  në qendër të Rusisë.

 

Më 1946, vazhdon studimet  në Fakultetin e Jeroslavës. Mandej,  transferohet  në  qytetin Proskorov-Ukrainë, afër Livovit.

Viti  1948 –  prishja  e  marrëdhënieve  Rusi – ish  Jugosllavi  dhe  mbyllja e  rrugëve  për rikthmin në vendlindje. Më 1950 merr gradën Toger e më vonë  gradohet  Nënkolonel. Më 1951,krijon familje,martohet dhe i lidin dy fëmijë – djalë e vajzë. Djalin e pagëzoi me  emrin Edip, kurse vajzën-Yana. Nga viti  1971, me bashkëshorten e tij,  e  cila  para  pesë  vjet,  ka humbur  të  shikuarit,  jetojnë  në  San  Petersburg  dhe,   në  po  atë  vit,   pas  shërbimit   në Armatën Sovjetike-pensionohet. Pas tre muaj fillon të  punojë  si  inxhinier  konstruktor  në Institutin e Shkencave:”Elektrosilla” .

Mban  lidhje  të  rregullta  me   këtë   komunitet,  ndihmon klubin  artistik ”Rilindja” në  Karakurt  dhe  ndërmjetëson  në   botimin   e literaturës  për  këtë  komunitet.   Kështu  deri  më  tash   i  ka  ndihmuar  autorët  e librit ”Shqiptarët e  Ukrainës”, mandej  ” Antologjia  e  letërsisë  shqipe ” në  rusisht si  dhe  në  përgatitjen  për  nxjerrjen  e  gazetës  në  gjuhën   tonë  të   bukur   e   të ëmbël shqipe, me titull: ”Shqiptarët në Ukrainës”.

KTHIMI NE DIBER TE MADHE

Pas 26 vitesh, në korrik të vitit 1971 shkova për herë të parë ta vizitoj Dibrën time të dashur. Rruga, nga Shkupi për Dibër më dukej shumë e  gjatë  dhe,  në ato çaste më shpaloseshin  kujtimet  e  luftës. U ndalëm që të  pushojmë  ca  në Mavrovë dhe m’u  kujtua  motra  e  Filipit,  bashkëluftëtarit  tim – shqiptar, nga fshati Sencë,  që gjendet aty pranë,  e cila  më  dhuroi  si  kujtim  një  palë çorape leshi dhe sot e kësaj dite ia di për nder. Filluam  të  zbresim  Grykës  së Radikës tatëpjetë, aty  ku, trimi ynë  legjendar  Gjergj  Kastriot  Skënderbeu zhvilloi betejat më të suksesshme kundër pushtetit osman.

Arrita në Dibër dhe, para shtëpisë së vëllaut tim të ndjerë-Ymerit, dhjetëra  e qindra familjarë, me buqeta lulesh në dorë  dhe me përqafime e me lot  në  sy më  pritën  dibranët.  Një  javë  rresht,  s’i  besoja  vetes  sime  se  arrita  në  vendlindjen  time  dhe  gjatë  tërë  kohës  së  qëndrimit  tim  në  Dibër,  nuk mundesha ta hap gojën e të flas shtruar rreth padrejtësive që na janë  bërë  ne shqiptarëve, duke qenë se agjentët e U D B-së na ndiqnin gjithmonë.

Dibrani 86-vjeç me se 6 dekada jeton dhe vepron palodhshëm në Rusinë e largët e të ftohtë.

Ramadan Çilku është i lindur në Dibër të Madhe, më 5  janar 1924.  Është nip i  Said Najdenit,  alias Hoxhë Vokës. Që nga rinia ka  marrë  pjesë  aktive  në  luftë  për  çlirimin  e Atdheut dhe bashkim kombëtar.  Me devotshmëri ka  kryer një varg aksionesh kundër  analfabetizmit  dhe  përhapjes së  kulturës shqipe në ish  R.  e  Maqedonisë.  Në vitin 1946 ka  vazhduar  studimet  në  Fakultetin  e  Jeroslavles.

Është  inxhinier  në  pension  dhe  merret  me  kultivimin  e  kulturës shqiptare ndër shqiptarët  e  Ukrahinës. Tani  jeton  në  Sant – Peterburg  të   Rusisë.  Mban  lidhje  të  rregullta me  këtë  komunitet, e ndihmon klubin  artistik  ”Rilindja”  në  Karakurt  dhe  ndërmjetëson  në  botimin  e  literaturës   për  këtë   komunitet.   Kështu  deri  më  tash i ka ndihmuar autorët   e librit ”Shqiptarët e Ukrainës”, mandej  ”Antologjia  e  letërsisë   shqipe”  në  rusisht si  dhe  në   përgatitjen   për  nxjerrjen  e   gazetës  në  gjuhën  tonë  të  bukur  e   të ëmbël shqipe, me titull:”Shqiptarët në Ukrainë”.

Mirenjohje - Ramadan Cilku

Mirnjohje: SHOQATEN E INTELEKTUALEVE SHQIPTAR’ ME SELI NE ZVICER

Kultivues i kulturës shqiptare ndër shqiptarët e Ukrainës

Edhe pas daljes në pension, ai në formë permanente vepron në disa sfera:

a)-Si piktor, ka bërë shumë punime me piktura goblen dhe,  në San –Peters ka hapur Ekspozitën e tij.

b.)-Mbledhës i folklorit:-Ka mbledhur shumë aforizma , anekdota,  kash  e lash dhe, së shpejti do botohet libri i tij.

c.)-Zbulues i fshatrave të banuara me shqiptarë, Odesë me rrethinë.

d.)-Themelues i Ansamblit të Femrave Shqiptare “LULET” dhe

e.)-Themelues i korit të veteranëve.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*