Unitedi vazhdon tutje në EFL Cup (Video)

Unitedi vazhdon tutje në EFL Cup (Video)

Manchester Unitedi është kualifikuar në raundin e pestë (çerekfinale) të Kupës EFL (të njohur si Carabao Cup) duke fituar në udhëtim te Swansea City me rezultat 2-0.

Të dy golat i shënoi Jesse Lingard duke realizuar nga një herë në secilën pjesë.

Mesfushori anglez pranoi një top nga Marcus Rashford dhe shkoi drejt zonës për ta realizuar golin e parë (21’).

Të dy golat e Unitedit i shënoi Jesse Lingard (Getty Images)

24-vjeçari e realizoi me kokë golin e dytë pas harkimit nga Matteo Darmian (59’).

Edhe Swansea i pati rastet e veta, mirëpo nuk arriti që ta gjente rrjetën.

Skuadra mysafire ishte më e mirë në të gjitha statistikat dhe ashtu ishte edhe rezultati kur gjyqtari e dha fishkëllimën e fundit.

Manchester Unitedi do ta presë shortin për kundërshtarin e radhës në Carabao Cup.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*