Vazhdon shkëlqimi i Besar Halimit, dy gola dhe lider në Danimarkë (Video)

Vazhdon shkëlqimi i Besar Halimit, dy gola dhe lider në Danimarkë (Video)

Besar Halimi është duke kaluar një formë jashtëzakonisht të mirë në Danimarkë.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka arritur të shënojë dy gola në ndeshjen e fundit për skuadrën e tij Brondby ndaj Randers në fitoren 3-1.

Golat e kosovarit ia dhuruan tre pikë të arta klubit danez.

Halimi shënoi në minutat 59-të dhe 90-të, për t’ia siguruar pikët maksimale në xhiron e 14-të të Superligës së Danimarkës.

Me këtë fitore Brondby zë pozitën e parë me 30 pikë, një më shumë se dy pozitat 2 dhe 3 që kanë nga 29, Midtjylland dhe Nordsjalland.

Halimi ka treguar formë të lartë edhe me Përfaqësuesen e Kosovën në ndeshjet e fundit.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*