(VIDEO) Arifi konsilidon organet e pushtetit lokal në Preshevë, fton PDSH dhe PVD të jenë pjesë e organit të përkohshëm

(VIDEO) Arifi konsilidon organet e pushtetit lokal në Preshevë, fton PDSH dhe PVD të jenë pjesë e organit të përkohshëm

Në mbledhjen e parë organi i përkohshëm në komunë të Preshevë ka sjellë disa vendimi për funksionimin e pushtetit lokal. Në këtë  mbledhjen është  konstatuar se nuk kanë qenë të gjitha anëtaret prezent, ku kanë munguar anëtari nga PVD dhe PDSH.

Në konferencën për media kryetari Shqiprim Arifi ka thënë se bojkoti i PVD dhe PDSH flet  për ata në konteksti negativ.

‘’Në gjitha kërkesat tona kemi bërë thirrje  edhe publikisht që edhe ata të jenë prezent. Por kjo nuk është një tentativë e shëndoshë mendore,  por me qëllimin e vetëm të i bllokojnë proceset, duke patur parasysh që 7 muaj proceset kanë ngecu.PVD është përgjegjës pasi ne kishim koalicion qe ka mundu të funksionoj më gjatë por me dëshirën e tyre ata e prishën por ata krijuan një koalicion fragjil , gjë që tani ka rezultuar në një volum të madh që nuk janë marrë dhe ka qenë një përgjegjësi morale që ata të janë në këtë mbledhje , pasi kanë kontribuar për këtë situatë dhe për organin e përkohshëm’’, ka thënë kryetari Arifi.

Në këtë mbledhje ishin parapa 33 pika, ku është konstatuar këshilli i përkohshëm, zgjedhja e sekretarit, miratimi  rregullores , pagesat dhe koeficientet për pagat, pastaj ndryshimet statusore në NP Moravica dhe shtëpinë e kulturës, aprovimi i statutit të Moravicës , themelimi i teatrit dhe emërimi i këshillave drejtues në disa institucione ku themelues është komuna.

Për më shumë ndiqni konferencën për media ( huazuar nga kanali zyrtar RTV ALDI)

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*