(VIDEO)Arifi nga Tirana: Përballemi me sfidat e Preshevës

(VIDEO)Arifi nga Tirana: Përballemi me sfidat e Preshevës

Kryetari i organit të përkohshëm të Preshevës Shipërim Arifi, i ftuar në studion e Report tv, ka folur për progresin që ka pësuar komuna e Preshevës. Ai tha se një tjetër kontribut në zhvillimin e ekonomisë ka dhënë diaspora duke investuar në shumë sektorë kyç, duke i dhënë zhvillim ekonomisë dhe punësimeve të reja.

 

Gjatë intervistës ka folur për  problemet dhe sfidat që po përballet si ekonomia dhe emigracioni dhe se është investuar për të krijuar një zonë industriale ku është bërë progres në këtë aspekt.

“Një sfidë për ne është rritja e emigracionit, shumë qytetarë të kësaj komune janë larguar për shkak të vështirësive ekonomike. Ne jemi duke punuar për të përballuar çdo vështirësi dhe sfidë”, u shpreh Arifi.

Sipas tij, baza e ekonomisë në Preshevë është biznesi i mesëm, ata kane përballuar vështirësitë ekonomike.

Ai tha se një tjetër kontribut në zhvillimin e ekonomisë ka dhënë diaspora duke investuar në shumë sektorë kyç, duke i dhënë zhvillim ekonomisë dhe punësimeve të reja.

Për diasporën Arifi ka thënë se   janë heronjtë tanë të dytë dhe se  një lider i vërtet i fuqizon qytetarët.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*