(VIDEO) Çukarka dhe Stacioni Hekurudhor me ujë të pijshëm

(VIDEO) Çukarka dhe Stacioni Hekurudhor me ujë të pijshëm

Stacioni Hekurudhor dhe Çukarka nuk do të kenë më problem me ujë të pijshëm, kështu ka deklaruar n.d kryetari i komunës Shqiprim Arifi.

Ai thotë se keqmenaxhimi disamujor i të gjitha resurseve komunale la dy vendbanimet e komunës sonë pa ujë të pijshëm për një periudhë shumë të gjatë.

“Lënia pas dore e rinovimit të vogël të pompës së ujit në Çukarkë u evitua me një ndërhyrje efikase gjatë ditës së djeshme. Çështja e ujit të pijshëm është prioritet i Alternativës dhe projektet e filluara në fillim të këtij viti dhe të lëna pas dore nga pushteti i kaluar do të riaktivizohen” ka thënë Arifi.

Kryetari Arifi thotë se Master plani i përpiluar nga UNDP dhe i financuar nga ambasada e Norvegjisë, për sigurimin e ujit të pijshëm në qytetin e Preshevës do të implementohet hap pas hapi dhe së shpejti problemi me furnizim me ujë më nuk do të ekzistojë.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*