(VIDEO) Edhe zyrtarisht themelohet Teatri i Preshevës

(VIDEO) Edhe zyrtarisht themelohet Teatri i Preshevës

Ditë më pare kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi kishte takuar aktorët nga Presheva, të cilëve u kishte dhënë premtimin se do të themelonte Teatrin. Ky akt historik edhe zyrtarisht është aprovuar në mbledhjen e organit të përkohshëm, ku u bë edhe ndryshimi i statutit të shtëpisë së kultursë Abdulla Krashnica.

Lexo më shumë :

Aktorët e Preshevës akoma pa teatër, kryetari Arifi zotohet për realizimin e projekteve madhore kulturore

 

Themelimi i teatror ishte iniciuar menjëherë pas zgjedhjeve të vitit të kaluar me iniciativë të Alternativës për ndryshim, asokohe udhëheqësia e shtëpisë së kulturës pati përgatitur një projekt propozim i cili u aprovua nga këshilli komunal i atëhershëm, por që shumica e pas 10 marsit në Kuvend nuk e pa të arsyeshme ta aprovojë.

Nga sot, pas miratimit të këtij vendimi Presheva ka teatrin, e cila do tê ndikoj në zhvillimin e kulturës në përgjithësi dhe do të mundësoj angazhim efektiv të artistëve tanë.

Kryetari Arifi në konferencën për media ka uruar aktorët por dhe gjithë qytetarët e Preshevës pasi tani me vendi ynë ka teatrin profesional.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*