(VIDEO) Eliminohet rreziku në urën që lidh Shoshajën me Corroticën

(VIDEO) Eliminohet rreziku në urën që lidh Shoshajën me Corroticën

Ura që lidhë fshatin Shoshajë dhe Corroticë, po thuajse ishte shndërruar në urën e makthit dhe rrezikut për jetën e qytetarëve që qarkullonin në këtë rrugë. Ura nuk plotësonte asnjë kriter , ndërsa nga dita në ditë pritej edhe shembja e saj. Në të shumtën e rasteve veturat janë përplasur pasi gjerësia e urës nuk i ka plotësuar kushtet për kalimin e dy veturave në të njëjtën kohë.

Megjithatë ky problem nga dita e djeshme ka filluar të evitohet me urdhër të kryetarit të Preshevës Shqiprim Arifi.

Kryetari Arifi nga afër ka përcjellë punimet duke konsideruar se rreziku tashmë nuk do të ekzistoj por dhe fshati do të merr një pamje tjetër pasi do të pastrohet edhe shtrati i lumit, ku pothuajse ishte shndërruar në deponi dhe paraqiste rrezik për shëndetin e banorëve.

‘’ Në sot po fillojmë zgjerimin e urës dhe rregullimin  e saj, për arsye se më nuk i plotëson standardet e sigurisë së nevojshme për qytetarët tanë, ndër të tjera kjo rrugë lidh fshatrat e komunës së Bujanocit  por kjo udhë është shumë e frekuentuar dhe e kemi pas parasysh qysh në vitin e kaluar këtë projekt  , kemi dash të e  realizojmë,  ku dy kompani nga fshati Rainc  kanë dash të kontribuojnë  në këtë projekt me mjete vetanake të tyre si donacion ta rregullojnë, gjë e cila nuk ka ndodhur , ne kemi ankesa nga qytetarët për këtë rrugë , pasi ura ka qenë para shembjes,andaj për ne ka qenë prioritet që këtë javë që të realizojmë këtë projekt’’, ka thënë kryetari Arifi

Kryetari i Preshevës me tej ka shtuar se  do të bëhet edhe zgjerimi rrugës dhe  pastrojmi i  shtratit të  lumit dhe vendosjen e trotuarit.

‘’Ne kemi filluar vetëm me rrugën e kaposhit, po vazhdojmë me rrugën e Shoshajës , do të vazhdojmë me rrugën e vëllezërve Frashëri, pastaj shtati i lumit Norç dhe Tërnav, shtratin e lumit Kurbali në rrugën e Prishtinës dhe zgjerimin e rrugës,  ku këto projekte do të përfundohen shumë shpejt’’, ka thënë për RTV Aldi  kryetari i Preshevës.

Sipas tij pushteti 6 mujor ka tregu amatorizëm, por ai është zotuar për këtë buxhet pasi është votuar nga shumica e këshilltarëve gjatë kohës kur ishte hartuar buxheti për vitin 2017

Ardian Agushi kryetar i bashkësisë lokale Shoshajë  për Rtv Aldi , ka thënë se kjo rrugë nuk qenë brengë vetëm e fshatit Shoshajë por e tërë banorëve, pasi lidhet me gjitha fshatrat të tjerë të komunës sonë dhe Bujanocit.

‘’ Ky projekt është i mirëseardhur nga ana e pushtetit lokal, pasi rregullimi i urës nuk ka qenë vetëm breng e fshatit tonë por e tërë vendbanimeve që e frekuentojnë. Ne besojmë se me zgjerimin e urës do të krijohen kushte shumë më të mira për qarkullimin e automjeteve. PO ashtu do t bëhet edhe pastrimi lumit çka fshati do të merr një pamje tjetër’’, ka thënë kryetari i bashkësisë lokale Shoshajë.

 

Kryetari i Preshevës ka vizituar edhe deponinë e egër përgjatë rrugës që çon në drejtim të Shoshajës së Epërme, ku ka thënë se ky problem do të rregullohet, pasi komuna ka hartuar një projekt që parasheh eliminimin e deponive, pasi gjatë kohës si kryetarë  Moravicës iu ishin  transferuar buxhet për eliminimin e deponive.

 

‘’Ne do të shohim se çfarë është bërë me ato mjete dhe pse nuk është pastruar kjo deponi. Bëj apel tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm pasi me hedhjen e mbeturinave ata rrezikon shëndetit e tyre’’, ka thënë kryetari i Preshevës.

Kryetari Arifi po ashtu ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të mos ndotin ambientet pasi pastërtia  e vendbanimit tregon pasqyrën e fshatit.

Kryetari Arifi ka takaur edhe banorët e Shoshajës së Epërme të cilët e kanë falënderuar për iniciativën e pastrimit të kësaj Deponie.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*