(VIDEO) Ndërmarrja Simpo, ndot ajrin dhe dëmton bizneset për rreth

(VIDEO) Ndërmarrja Simpo, ndot ajrin dhe dëmton bizneset për rreth

Ka disa ditë që ndërmarrja ‘’Simpo’’ e cila po merret me prodhimin e lëndës djegëse të briketit po dëmton ajrin dhe bizneset për rreth. Më se shumti nga kjo ndotje kanë pësuar ndërmarrjet e kompanisë ‘’ Vm ‘’.

Bizneset e kompanisë ‘’Vm ’’ janë kapluar nga pluhuri apo ashklat e materialit të briketit. Ka disa ditë që pompa e benzinës Vm OIL , Metali , qendra tregtare dhe hapësirat për rreth këtyre objekteve janë kapluar nga ajri i ndotur dhe mbetjet e drurit. Tërë këtë problem po e bën ndërmarrja Simpo e cila po merret me përpunimin e Briketit. Ndotje nuk i kane shpëtuar as veturat e konsumatorëve.

Skender Limani sekretarë i këtyre ndërmarrjeve ka thënë se ka një javë që ndotja ka filluar por gjatë ditës së sotme gjendja ka qenë më kritike. Ai që në mëngjes ka njoftuar edhe inspektoratin për mbrojtjen e ambientit.

Por nga kjo ndotje e ‘’Simpos’’ kjo kompani po pëson edhe në biznesin e saj, pasi të shumta janë edhe ankesat e konsumatorëve.

Ashklat e mbetjes së drurit që bartë era nga ndërmarrja Simpo  tashmë janë bërë një problem i madh për Kompanin ‘’Vm’’, pasi tërë hapësirat janë dëmtuar, si qendra tregtare e cila para disa ditëve ishte pastruar në tërësi. Por pluhurit nuk i kanë shpëtuar edhe hapësirat brenda objekteve, veturat dhe prodhimet e kësaj kompanie. Nga ndërmarrja ‘’Simpo’’,  kanë thënë se e tërë kjo po ndodh për shkak të një motori filtrues që tashmë është në defekt. Por nga autoritete përgjegjëse ende nuk ka një përgjigje konkrete se kur do të zgjidhte ky problem, pasi ndotja e ajrit do të prekë edhe vendbanimet për rreth./ZeriLugines.com

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*