(VIDEO) Shqiprim Arifi për situatën në Preshevë akuzon liderët e vjetër të subjekteve politike për qasjen e tyre amatoreske

(VIDEO) Shqiprim Arifi për situatën në Preshevë akuzon liderët e vjetër të subjekteve politike për qasjen e tyre amatoreske

Qendra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë në Preshevë organizoi debatin “Qeverisja Lokale- Problemet dhe sfidat në të ardhmen” me panelist Shqiprim Arifi, kryetar i Organit të Përkohshëm në komunën e Preshevës.

Arifi foli për zhvillimet e fundit brenda administratës komunale si dhe të drejtat e shqiptarëve, perspektiva rinore, gjendja e ekonomike e tema tjera me interes për  banorët që jetojnë në këtë rajon.

Ai është ndalur tek funksionimi i pushtetit lokal pas vendosjes së organit të përkohshëm. Kemi shumë sfida në administratë por dhe në zhvillimi në tërësi të komunës duke përfshirë të gjitha institucionet dhe projektet madhore në komunë të Preshevës.

Arifi ka kritikuar ashpër klasën vjetër politike duke aluduar në liderët a partive në Preshevë, për të cilët ka thënë se gjatë karrierës së tyre nuk kanë treguar sukses për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

‘’ Këta politikan na kanë shkatërruar në vazhdimësi me qasjen e tyre amatoreske pasi për tri decenia nuk kanë çuar proceset përpara’’, ka thënë kryetari i Preshevës.

Sipas kryetarit Arifi prioritetet mbetet zhvillimi ekonomik, konkretisht zona industriale, ku do të koncentrohen investitorët potencial.

Pjesëmarrës në këtë debat ishin edhe disa qytetarë të komunës së Preshevës të cilët patën mundësinë të diskutonin dhe ti parashtronin pyetje të drejtpërdrejta Shqiprim Arifit.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*