Zyrtare: Ronaldo zgjidhet lojtari i vitit nga FIFA, mposht Messin dhe Neymarin (Foto)

Zyrtare: Ronaldo zgjidhet lojtari i vitit nga FIFA, mposht Messin dhe Neymarin (Foto)

FIFA ka ndarë edhe çmimin kryesor të mbrëmjes në Londër, atë të futbollistët më të mirë të vitit, i cili shkoi për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Ka filluar ndarja e çmimeve nga FIFA në ceremoninë e ndarjes së tyre që po mbahet në Londër.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve parashihen zgjedhja e lojtarit të vitit, formacionit të vitit, golit të vitit dhe shumë çmimeve tjera individuale dhe ekipore.

Çmimi i lojtarit të vitit nga FIFA ndahet për të dytin vit radhazi pasi janë ndarë nga revista franceze “France Football”, e cila tani dhuron Topin e Artë.

Pas zgjedhjes së trajnerit të vitit, portierit të vitit dhe formacionit të vitit, radha i ka ardhur edhe lojtarit më të mirë të vitit 2017 nga FIFA.

FIFA ka zgjedhur yllin portugez të Real Madridit, Cristiano Ronaldon, si më të mirin marr parasysh edhe sukseset e tij me klubin spanjoll dhe kombëtaren e tij.

Sulmuesi portugez në këtë garë ka mposhtur yllin e Barcelonës, Lionel Messin dhe atë të Paris Saint-Germain, Neymarin.

Ky çmim i madh është ndarë nga dy legjenda të futbollit, si Diego Maradona dhe braziliani Ronaldo, teksa së bashku me ta ishte edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. /ZeriLugines.com

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*