24 dhjetori dhe fati i Preshevës

24 dhjetori dhe fati i Preshevës

Kryetarja e kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviq, në bazë të ligjit për zgjedhjet lokale dhe atij për vetadministrim lokal, edhe zyrtarisht ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për komunën e Preshevës dhe disa komunat tjera të Serbisë të cilat do të mbahen më 24 Dhjetorë.

Ndërkaq vendimi i tillë është mirëpritur nga përfaqësuesit e partive politike që veprojnë në komunën e Preshevës. Ragmi Musfata, kryetar i PDSH –së, ka thënë se subjekti i tij është i gatshëm që në këto zgjedhje të marrë pjesë. Kryetarja e Degës së PVD-së, Ardita Sinani është shprehur se shpalljes së zgjedhjeve i ka kontribuar presioni që opozita në Preshevë bashkë me ndërkombëtarët e kanë bërë ndaj qeveritarëve në Beograd. Në zgjedhjet e 24 dhjetorit pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe partia më e re e formuar “Lëvizja për Reforma PDSH” udhëheqës i së cilës është ish kryetari i Kuvendit në Preshevë, Sami Salihu. Në Preshevë aktualisht veprojnë shtatë subjekte politike shqiptare, subjekte serbe dhe grupe të qytetarëve ndërsa pritet që gara për kuvendin komunal të jetë e ashpër mes tre subjekteve kryesore Partisë Demokratike Shqiptare, Alternativës për Ndryshim dhe Partisë për Veprim Demokratik. Por shtrohet pyetja se cila do të jetë përbërja e koalicionit pasi analistët vendorë parashohin një garë të ashpër dhe të pa parashikuar deri më tani në Preshevë kur dihet se për një periudhë të shkurtë ka patur lëvizje të shumta politike.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*