Anketa: Të rinjtë pasiv në aktivitete civile në Preshevë

Anketa: Të rinjtë pasiv në aktivitete civile në Preshevë

Organizata “Kërko Të Drejtën Tënde” në bashkëpunim me Qendrën për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë” në Preshevë kanë realizuar një anketë me nxënës të shkollave të mesme në Preshevë lidhur me procesin arsimorë, kushtet aktuale dhe ardhmërinë e tyre.

Sipas organizatorëve në këtë anketë morën pjesë gjithsej 267 nxënës, nga këta 156 ishin femra dhe 111 meshkuj ndërsa shqetësues ishte fakti se mbi 97% e të anketuarve asnjëherë nuk kanë marrë pjesë në ndonjë aktivitet, projekte te ndryshme forumet rinore.

Organizatorët kanë falënderuar drejtuesit e shkollës se mesme teknike dhe gjimnazit në Preshevë si dhe nxënësit e këtyre shkollave të cilët bashkëpunuan me ne për ta realizuar me sukses këtë anketë.

Rezultatet e anketës do të publikohen në të ardhmen me statistika të sakta përfundimtare, dhe përgjigjet e tyre anonime në pyetjet e parashtruara nga anketuesit.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*