(VIDEO) Bashkatdhetari nga Zvicra dhuron donacion një kamion të ri të zjarrfiksëve

(VIDEO) Bashkatdhetari nga Zvicra dhuron donacion një kamion të ri të zjarrfiksëve

Duke pasur parasysh gjendjen e rënduar të automjeve dhe të shërbimit të zjarrëfiksëve në Preshevë, kjo situatë shkaktonte vonesa të tepruara në rastet emergjente duke mos plotësuar nevojat esenciale të qytetarëve të Preshevës.

Duke u nisur nga kjo situatë djaloshi nga Presheva që jeton dhe punon në Targau të Zvicrës, duke pasur mundësin nëpërmjet punës që bënte, e pa të arsyeshme që sadopak të kontribuonte në zbutjen e këtyre problemeve.

Enis Hyseni nga Komuna e Preshevës i cili ishte edhe iniciatori për realizimin e këtij donacioni u shpreh për Tv-Aldi që ky donacion u mundësua nga firma në të cilën punonte, poashtu ai tha që kishte shumë pengesa dhe sfida deri në realizimin e tij. Donacioni në fjalë ju dhurua shërbimit të zjarrfikësve.
Sipas Enisit vlera e këtij donacioni përfshin shumën prej 20.000 euro, por ajo që është e rëndësishme është që ky automjet është në gjendje funksionale shumë të mirë si dhe është adekuat për plotësimin e kërkesave të qytetit tonë. Për përfundimin me sukses të këtij projekti ai i është mirënjohës familjarëve, miqëve si dhe firmës ku punon.
Në ceremonin e dhurimit të donacionit pjesmarrës ishte edhe Kryetari i organit të përkohshëm Shqiprim Arifi i cili falenderoi donatorin dhe të njejtit i dhuroi një mirënjohje.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*