Man. United mposhtet nga Chelsea i Contes (Video)

Man. United mposhtet nga Chelsea i Contes (Video)

 

Chelsea ka fituar ndaj Manchester Unitedit me rezultat minimal 1-0 në derbin e javës në kampionatin anglez.

Antonio Conte ka triumfuar përball Jose Mourinhos në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 11-të të Ligës Premier.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë me të dy skuadrat që krijuan nga disa raste për shënim, por asnjëra nuk gjeti rrugën e rrjetës dhe shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, Chelsea hyri më furishëm në ndeshje duke arritur të gjejnë edhe golin e epërsisë.

Ishte sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, i cili shënoi për 1-0 gol të bukur me kokë në minutën e 55-të të ndeshjes pas asistimit të Cesar Azpilicuetas.

De Gea duke shikuar goditjen e Moratas duke përfunduar në gol (Getty Images)

Në vazhdimin e ndeshjes, Djajtë e Kuq u munduan të gjejnë golin e barazimit duke rrezikuar disa herë, por Blutë arritën të menaxhojnë mirë rezultatin dhe në fund morën një fitore të vështirë me rezultat minimal 1-0.

Pas kësaj fitore, Chelsea renditet në pozitën e katërt me 22 pikë të mbledhura, ndërsa Unitedi vazhdon në pozitën e dytë me një pikë më shumë, pra 23.

Në ndeshjen e ardhshme, skuadra e Antonio Contes udhëton te West Bromwich Albion, ndërsa Unitedi e pret në shtëpi Newcastle Unitedin.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*