Corinthians, shpallet kampion i Brazilit

Corinthians, shpallet kampion i Brazilit

Corinthians ia ka arritur të fitojë titullin e më të mirit në Brazil, tre javë para fundit.

Kampionët u kurorëzuan pas fitores së arritur në shtëpi ndaj Fluminense me rezultat 3-1.

Vendasit nuk e nisën mirë takimin, pasi Henrique i dha Fluminense epërsinë që në minutën e parë.

Por dy gola në tre minutat e para të pjesës së dytë nga Jo dhe goli nga Jadson i siguruan titullin Corinthians.

Fitorja ishte e veçantë për trajnerin Fabio Carille, që e mori drejtimin e skuadrës thuajse një vit më parë, dhe ia arriti të nxjerrë kampion skuadrën nga Sao Paolo.

Për herë të fundit, Corinthians e fitoi titullin në vitin 2015 ndërsa ky është titulli i shtatë.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*