Dramë në Manchester, City fiton në sekondat e fundit (Video)

Dramë në Manchester, City fiton në sekondat e fundit (Video)

Manchester City ka shënuar fitore në sekondat e fundit në kuadër të xhiros së 14 të Ligës Premier.

Citizens arritën të triumfojnë para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Southamptonit me rezultat 2-1.

Te besuarit e trajnerit Pep Guardiola në pjesën e parë nuk arritën të shënojnë gol ani pse patën disa raste.

Sergio Aguero dhe Ilkay Gundogan kishin gjysmëraste për shënim, por të cilat i shpërdoruan në 45 minutshin e parë.

Festa e Nicolas Otamendit pas golit të Kevin de Bryunet

Por, në pjesën e dytë vendasit nuk u ndalën së sulmuari portën e mysafirëve dhe një herë arritën edhe ta mposhtin.

Me të filluar pjesa e dytë, Kevin de Bryune shënoi gol, i cili u mendua se do ta bënte më të lehtë lojën në vazhdim të ‘sheikëve’.

Kështu nuk menduan edhe mysafirët të cilët shënuan golin e barazimit pas një aksioni mjaft të bukur.

Oriol Romeu realizoi gol 15 minuta para përfundimit të takimit pasi mori një pasim të saktë nga ana e Sofiane Boufalit.

Radha ishte edhe e mysafirëve të festonin

Megjithatë kur pritej edhe vërshëllima e fundit të gjyqtarit, Citizens shënuan golin e fitores edhe të tre pikëve të reja.

Raheem Sterling realizoi gol në minutën e gjashtë të kohës shtesë pasi mori një pasim të saktë nga belgu De Bryune, i cili doli të jetë edhe i fitores së Cityt.

Raheem Sterling, heroi i Citizens

Pas kësaj, Citizens mbeten në pozitën e parë me 40 pikë ndërsa Southampton zë vendin e 11 me 15 sosh.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*