El Clasico e parë e sezonit vjen në një orar të pazakontë (Foto)

El Clasico e parë e sezonit vjen në një orar të pazakontë (Foto)

Është zbuluar orari i ndeshjeve të xhiros së nëntë të La Ligas, xhiro kjo e cila takon mes vete dy skuadrat më të mëdha spanjolle, Real Madridin dhe Barcelonën.

Deri më tani në La Liga janë zhvilluar 10 ndeshje, por e gjithë vëmendja është në ndeshjen e parë El Clasico mes Real Madridin dhe Barcelonës.

El Clasicot gjithmonë kanë sjell shumë emocione, gola, përleshje e gjithçka tjetër, duke bërë gjithçka më interesante, por kësaj radhe është më ndryshe.

Kjo pasi, rivaliteti i madh mes tyre është rritur edhe për një shkak për shkak të shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Katalunia.

Real Madridi dhe Barcelona do të ndeshen mes vete në xhiron e 17-të të kampionatit spanjoll në El Clasicon e parë të sezonit.

El Clasicot gjithmonë kanë sjell shumë emocione..

Por, orari i ndeshjes është krejtësisht i ndryshëm nga ata që jemi mësuar t’i shohim, ku zakonisht kanë luajtur në mbrëmje.

La Liga ka zbuluar orarin e xhiron së 17-të, e cila do të mbahet mes të martës së 19 dhe të shtunës së 23 dhjetor të vitit 2017.

Kështu, El Clasico e parë e sezonit do të zhvillohet ditën e shtunë me fillim nga ora 13:00 dhe do të luhet në Santiago Bernabeu.

Orari i javës së 17-të të La Ligas:

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*