Gjyqtari akordon penallti me ndihmën e VAR, Tare futet në fushë pas përfundimit të ndeshjes dhe shpërthen ndaj tij (Video)

Gjyqtari akordon penallti me ndihmën e VAR, Tare futet në fushë pas përfundimit të ndeshjes dhe shpërthen ndaj tij (Video)

Lazio nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshje ndaj Fiorentinës 1-1.

Skuadra nga kryeqyteti italian ishte duke udhëhequr ndaj Fiorentinës që nga minuta e 25-të por në fund u ndal nga një penallti.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes Davide Massa akordoi penallti pas ndihmës nga VAR, dhe Kouma Babacar barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 94-të.

Kjo nuk i ka pëlqyer fare drejtorit sportiv të Lazios, shqiptarit Igli Tare.

Ish-sulmuesi është futur në fushë pas ndeshjes duke shpërthyer ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

Tare ka kërkuar shpjegime nga gjyqtari se si akordoi atë penallti në minutëen e fundit.

Gjithsesi pas këtij gjesti të Tares pritet që Serie A ta dënoj shqiptarin.

Lazio pas 13 javëve në Serie A zë pozitën e pestë në tabelë me 29 pikë te tubara. 

Tags: Igli tare

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*