Gjysmë miliard klikime për katër muaj për “New Rules” nga Dua Lipa (Video)

Gjysmë miliard klikime për katër muaj për “New Rules” nga Dua Lipa (Video)

Dua Lipa ka shënuar suksesin më të madh në karrierën e saj në vitin 2017.

Bukuroshja shqiptare nga Prishtina ka pushtuar skenën e muzikës botërore me “New Rules”, klipin që është shndërruar në një hit të madh.

Dua Lipa, Foto: Getty Images

Ajo publikoi “New Rules” më 7 korrik të vitit 2017 dhe për katër muaj arriti të tejkalojë shifrën e 500 milionë klikimeve.

Foto: Getty Images

Pra, plot gjysmë miliardë klikime për Duan dhe këngën e saj hit për katër muaj, çka do të thotë se ajo mund të bëhet shpejt artistja e parë shqiptare më 1 miliard klikime dhe mbi të gjitha, të bëhet artistja më e madhe britanike e kohës.

Dua Lipa duke performuar

“New Rules” dallohet për klipin tejet interesant që ka, ku Dua madje shihet duke ecur në ujë.

Këngëtarja është e nominuar për shumë çmime në ceremonitë e sivjetme të ndarjes së çmimeve, duke qenë një prej këngëtareve më të nominuara të skenës botërore.

Dua Lipa duke performuar në Londër, Foto: Getty Images

Dua Lipa për momentin gjendet në një turne botëror, ku kohë më parë për herë të parë performoi në një stadium, duke e stërmbushur atë në Belgjikë.

Tags: Dua LIpa

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*