I dyshuari për krime lufte në Bosnjë “piu helmin” në gjykatë (Video)

I dyshuari për krime lufte në Bosnjë “piu helmin” në gjykatë (Video)

Një seancë dëgjimore për apel për krime lufte në Hagë është pezulluar pasi i akuzuari me sa duket mori helm në dëgjimin e aktgjykimit.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Slobodan Praljak, një nga gjashtë ish udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës që u paraqiten para gjykatës.

Ai u dënua me 20 vjet burgim në vitin 2013 për krime në Lindje të Mostarit.

Kur dëgjoi se dënimi i tij ishte pranuar, ai i tha gjyqtarit: “Kam marrë helm”.

Pas këtij veprimi, gjykata ka suspenduar seancën.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*