Icardi mban në supe Interin, fitimtar edhe ndaj Atalantas (Video)

Icardi mban në supe Interin, fitimtar edhe ndaj Atalantas (Video)

Interi i është kthyer fitoreve në Serie A pas barazimit ndaj Torinos, këtë herë fitoi ndaj Atalantas me rezultat 2-0.

Kjo ishte një fitore e merituar pasi skuadra e Luciano Spallettit ishte më e mirë në këtë takim.

Pjesa e parë ishte pa gola dhe ndonjë rast që ia vlen të përmendet.

Mauro Icardi në momentin e golit të parë në Giuseppe Meazza (Getty Images)

Goli i parë në takim erdhi nga Mauro Icardi në minutën e 51-të pas harkimit nga Antonio Candreva.

Argjentinasi shënoi edhe një herë në minutën e 60-të, por këtë herë asistues ishte Danilo D’Ambrosio.

Ky ishte goli i 13-të sezonal për Icardin, vetëm Ciro Immobile ka më shumë gola (15).

Festa e shpëtimtarit (Getty Images)

 Pas kësaj fitore Interi renditet në vendin e dytë me 33 pikë, kurse Atalanta në vendin e 11-të me 16 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Spallettit është ndaj Cagliarit, kurse Atalanta kundër Beneventos.

Vlen të theksohet se Etrit Berisha bëri një paraqitje të mirë, duke ia mohuar disa herë Icardit golin.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*