Iu dha lamtumira e fundit tre të aksidentuarve nga fshati Raincë

Iu dha lamtumira e fundit tre të aksidentuarve nga fshati Raincë

Rreth orës 14:30, në varrezat e fshatit Raincë, iu dha lamtumira e fundit tre viktimave të aksidentit tragjik të së dielës mbrëma në Salzburg të Austrisë.

 

Familjarë, miq dhe dashamirë nga gjithë trevat shqiptare morën pjesë sot në ceremoninë e varrimit të viktimave të familjes Imeri nga Rainca. Mes lotësh e dhimbjes  të pa fund ata sot u përcollën nga një numër i madh i të pranishmëve në këtë ceremoni varrimi. Ngushllimet më të sinqerta i përcjellim gjithë familjarëve të viktimave dhe gjithë atyre që i njohën.

Tags: Rainc, Varrimi

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*