Kjo është marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe AKR-së në Prishtinë (Dokument)

Kjo është marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe AKR-së në Prishtinë (Dokument)

Në marrëveshjen 16 faqesh që u zyrtarizua sot në një konferencë për media, nuk flitet për ndarje postesh, por për një program të përbashkët qeverisës për Prishtinën.

Në marrëveshjen e siguruar nga Periskopi, renditen pikat në të cilat është gjetur gjuhë e përbashkët mes dy partive.

Në pikën një të kësaj marrëveshje sqarohet dakordimi që është arritur mes Ahmetit e Pacollit për ekonominë, punësimi, tregjet dhe turizimi. Tutje marrëveshja vazhdon me pikën e dytë, në të cilën është prezantuar plani qeverisës i dy partive për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Marrëveshja vazhdon me zgjidhjen e problemit të trafikut për qytetarët e Komunës së Prishtinës. Tutje, në pikën katërt të marrëveshjes janë prezantuar prioritetet që dy partitë kanë për arsimin në Prishtinë.

Në pikën pesë të kësaj marrëveshje flitet për prioritetet që partitë kanë për ‘një lagje të pastër, me rend e rregull’, për të vazhduar tutje me prioritetet për sportin dhe rekreacionin, të cilat përmenden në pikën gjashtë të kësaj marrëveshje.

Prioritetet në infrastrukturë përmenden në pikën shtatë të kësaj marrëveshje, ku janë cekur projektet konkrete që do të merren në qeverisjen katër vjeçare, nëse ky koalicion fiton garën e balotazhit të 19 nëntorit, shkruan Periskopi.

‘Prona jonë e barabartë në planifikim’ është pika tetë e marrëveshjes mes dy partive, ndërsa në pikën nëntë flitet për zhvillimin e artit në Prishtinë.

Në pikën e fundit të kësaj marrëveshje flitet për prioritet që do të jenë në katërvjeçarin e ardhshëm për ndërmarrjet publike komunale. Njëkohësisht kjo është pika e fundit e marrëveshjes.

Marrëveshjen e plotë të bashkëpunimit në mes të Vetëvendosjes dhe AKR-së mund ta lexoni KËTU

Ndryshe, në konferencën e sotme për media, Ahmeti dhe Pacolli e vlerësuan si shumë të rëndësishme këtë marrëveshje dhe u zotuan se në katër vitet e ardhshme do ta çojnë Prishtinën përpara.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*