Manchester United fiton ndeshjen e gjashtë golave (Foto/Video)

Manchester United fiton ndeshjen e gjashtë golave (Foto/Video)

Manchester United ka arritur të shënojë fitore me shumë vlera ndaj Watfordit me rezultat 4-2.

Skuadra e Jose Mourinhos e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 19-të.

Ishte Ashley Young ai që gjeti rrjetën me një gjuajtje të bukur nga jashtë zonës.

Nuk vonoi shumë dhe Young e dyfishoi epërsisë me një goditje dënimi. Po ashtu gol mjaftë i bukur.

United shënoi golin e tretë në pjesë e parë me Anthony Martial. Francezi mori një top të bukur jashtë zonës dhe me një gjuajtje të fortë shënoi në portën e Gomes (3-0).

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta e dytë nuk premtonte shumë.

Por kështu nuk mendoi Watford.  Deeney nga pika e bardhë dhe Doucoure arritën që ta hapin sfidën në minutën e 84-të.

Por shpresat e tyre  i shoi Lingard me një gol të shënuar në minutën e 86-të.

Pas kësaj fitoreje United përforcon pozitën e dytë me 32 pikë, pesë më pak se lideri Manchester City.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*