Ndahet APN: Themelohet subjekti i ri politik “Nisma e re për Preshevën” (Video)

Ndahet APN: Themelohet subjekti i ri politik “Nisma e re për Preshevën” (Video)

Subjekti më i ri në Preshevë “Nisma e re për Preshevën” ka shpalosur iniciativën e saj para mediave. Kryesues i kësaj nisme janë ish anëtarët e Alternativës për Ndryshim me në krye Gazmend Aliun, ish udhëheqës i Ndërmarrjes oublike “Moravica”,  i cili krijoi një rejting pozitiv falë udhëheqjes së mirë të kësaj ndërmarrje. Gazmend Aliu me shumë ish aktivist të tjerë u nda nga APN, shkaku i pakënaqësive me menaxhimin e komunës por edhe të partisë nga ana e Shqiprim Arifit. Ditë më parë Organi i përkohshëm shkarkoi Gazmend Aliun nga detyra drejtor i N.P “Moravica” edhe pse më herët mburrej me punën e tij.

Vlen të theksohet se pas largimit të njërit ndër nga figurat kryesore të Alternativë për Ndryshim siç janë:

ish Drejtori i N.P.Moravica Gazmend Aliu,largimeve iu janë bashkangjitur

ish anëtari i Këshillit Komunal nga kjo parti Vajon Ajvazi,

ish Drejtori i qendrës për punë sociale  Shkëlzen Limani,

kryetari i  i nëndegës katër Mustafë Mustafa dhe shumë figura të tjera të cilët u anashkaluan nga kryetari i APN-ës

Ndërkaq këtyre ditëve kalimin në PDSH-ë në shenjë pakënaqësie e kanë konfirmuar edhe një pjesë e nëndegës së APN në  fshatin Corroticë

 

Në vazhdim mund të ndiqni konferencën e iniciatorëve të “Nismës së re për Preshevën”

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*