Në Bujanoc dhe Preshevë vijojnë shkollimin fillorë 62 nxënës-refugjatë

Në Bujanoc dhe Preshevë vijojnë shkollimin fillorë 62 nxënës-refugjatë

Në pesë shkolla fillore në Preshevë, Bujanoc, Vrajë dhe Bosilegradë vijojnë mësimet 90 fëmijë refugjatë ndërsa në shkollë të mesme në Vrajë vazhdojnë shkollimin 7 refugjatë, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Mentori në Ministrinë e Arsimit për shkollimin e refugjatëve, Sashko Nikoliq ka thënë se këta nxënës socializohen dhe pranohen në shoqëri.

“Kemi raste të mira në Bujanoc ku nxënësit refugjatë marrinë pjesë edhe jashtë angazhimeve shkollore. Shumica e refugjatëve janë nga Siria, Iraku, Irani dhe një pjesë e vogël nga Pakistani”, deklaroi Nikoliq, transmeton Titulli.com.

Sipas tij në shkollën fillore “Vuk Karagjiq” në Preshevë vijojnë mësimet 46 nxënës nga qendra e pranimit të refugjatëve ndërsa në shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc mësojnë 16 nxënës-refugjatë të cilët i nënshtrohen kontrolleve sistematike.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*